Arrestohen dy shqiptarë, me më shumë se 300 kg kanabis

Tribuna

Dy shtetas shqiptarë, janë arrestuar në afërsi të qytetit të Kozanit, në Greqinë veriore, për transportimin e një sasie të madhe droge.

Sipas komunikatës së policisë, gjithçka nisi të enjten paradite, kur në zonën e Kosturit u diktuan dy makina që u perceptuan si të dyshimta.

Pas një operacioni të koordinuar, policia i ndaloi të dy mjetet në afërsi të Kozanit.

Në furgonin e parë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 33 vjeç, u gjetën 10 thasë që kishin brenda 20 pako me kanabis. Pas peshimit, rezultoi se sasia e përgjithshme ishte 304,6 kilogramë.

Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit tjetër, një 24 vjeçar po nga Shqipëria, që kishte rolin e pararojës.

Përveç drogës u sekuestruan 200 euro, 16 dollarë amerikanë dhe 10 paund.

U sekuestruan gjithashtu dy automjetet dhe tre telefona celularë.

Shërbimi anti-drogë po vazhdon hetimet për të heshur dritë mbi destinacionin e kanabisit dhe persona të tjerë që mund të implikohen në këtë trafik.

Ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen brenda ditës në prokurorinë e Kosturit.

15 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2