Serbi: Vuçiç emëron homoseksualen Ana Brnabiç në postin e kryeministres

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç emëroi sot Ana Brnabiç, një femër që shprehet hapur si homoseksuale, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator.

“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç.

“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.

Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi dhe homoseksualja e parë që e shpreh hapur, që bëhet kryeministre.

Madje ajo do të jetë kryetarja e parë e një qeverie në Ballkan që shpreh hapur homoseksualitetin e saj.

15 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2