Tërmet i fuqishëm në Lesvos, raportohet viktima e parë

Tribuna

Një grua 45 vjeçare është nxjerrë e vdekur nga rrënojat e shtëpisë së vet në fshatin Vrisa të Lersvos, që është goditur më rëndë nga tërmeti i të hënës pasdite.

Tërmeti, me magnitudë 6,1 gradë të shkallës rihter është shënuar në orën 13,28. Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ishte në hapësirën detare rreth ishullit të Lesvos, në det, në thellësi 10 kilometra. Tërmeti u ndje deri në Athinë, por edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli.

Nisur nga thellësia e vatrës, sizmologët vlerësojnë se tërmeti ishte sipërfaqësor. Rrjedhimisht do të ketë një numër të madh lëkundjesh metasizmike.

Fillimisht u raportuan dëme të vogla, por me kalimin e kohës nisi të shfaqej pamja e vërtetë.

Nënkryetari i bashkisë së Lesvos, i tha agjencisë ANA-MPA se në fshatin Vrisa ka një katastrofë totale. Sipas tij, “edhe banesat që qëndrojnë ende në këmbë kanë probleme serioze dhe të dukshme”.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në Plomari. Aty janë shembur disa banesa si dhe kambanarja e një kishe.

Në qendër të Mitilinit kanë pësuar çarje dhe rënie të suvasë mjaft prej godinave historike, mes të cilave edhe ajo e bashkisë së qytetit.

Me urdhër të ministrit të emigracionit, në dispozicion të banorëve u vunë 40 çadra me kapacitet 10 persona secila, si dhe 2.000 shishe ujë.



Sizmologët: Do të ketë lëkundje të shumta metasizmike

Sizmologët i këshillojnë banorët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos dëgjojnë thashethemet, por vetëm njoftimet zyrtare.

Sizmologu Kostas Papazahos, u shpreh i sigurt se tërmeti i pasdites ishte kryesori. Por ai u shpreh gjithashtu i sigurt se do të pasojnë shumë lëkundje metasizmike, disa prej të cilave, siç tha, do të jenë mjaft të fuqishme dhe do të mund të krijojnë probleme në banesat e vjetra, prandaj duhet tepër kujdes.

Papazahos vlerësoi si pozitiv faktin se epiqendra e tërmetit ishte në det, rreth 15 km nga bregu. Ai shtoi se një tërmet i ngjashëm kishte rënë në 1845 në qytetin e Mitilinit dhe kishte shkaktuar mjaft probleme.

12 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2