Moscovici: Kreditorët e Greqisë të mos luajnë me zjarrin

Komisioneri evropian, Pierre Moscovici u kërkoi të enjten kreditorëve të mos luanin me zjarrin, një javë nga një takim vendimtar i Eurogrupit për borxhin e Athinës.

“Dëshiroj vërtet të përcjell një mesazh të qartë për kreditorët e Greqisë”, theksoi ai.

“Nuk duhet të luani me zjarrin”, nënvizoi Moscovici në një konferencë shtypi në Paris, ndërkohë që kreditorët e Athinës po përpiqen të arrijnë një marrëveshje mes tyre për pikëpamjet e ndryshme mes Gjermanisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

"Ne nuk mund të lejojmë një dështim në përfundim të këtij Eurogrupi, takimi i të cilit është parashikuar më 15 qershor”, theksoi Moscovici.

Pas disa muajve zvarritje, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh i gatshëm për të miratuar në parim pjesëmarrjen në planin evropian akorduar Athinës në vitin 2015, por pa disbursuar as qindarkën dhe pa deklaruar borxhin e vendit mbështetës.

08 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2