Sondazhi i Ora News: PS fiton 45%, PD 37%, LSI 13%, Libra 2%, PDIU 1.5%

Ora NEWS

IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin Ora News kanë publikuar rezultatet e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kush është orientimi i votës në rang kombëtar, dhe në qarqet Elbasan, Durrës e Fier; a mundet që njëra parti të fitojë më shumë se 70 mandate në zgjedhje; kur flitet për koalicione paszgjedhore kush është kombinimi i mundshëm?

Këto janë disa nga pyetjet që sondazhi i dytë i publikuar të enjten në mbrëmje në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News i dha përgjigje. Gjetjet u analizuan nga vetë Antonio Notto, drejtori i IPR Marketing, dhe analistët Artur Zheji, Afrim Krasniqi, Blendi Çeka dhe Dritan Hila



TIRANË- Kur jemi në mes të fushatës elektorale, 59.1% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të shkojnë të votojnë të 25 qershor ndërsa 33.7% e tyre kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë dhe 7 % janë të pavendosur.

Por nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, Partia Socialiste do të fitonte rreth 45.0 %të votave. Në vend të dytë, renditet Partia Demokratike, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13% të votave.

Në vend të katër sipas sondazhit renditet Partia Libra, me 2%, e pas saj vjen Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas sondazhit 35.5% e votuesve kanë bindjen se asnjë nga partitë nuk merr dot më shumë se 70 mandate dhe kur po flitet gjithnjë e më tepër për aleancat paszgjedhore dhe një koalicion i mundshëm PS-PD, në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing 50.8% e votuesve nuk japin asnjë kombinacion të mundshëm.

Për vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI janë shprehur po 19.3%, PS-PD 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Krahasimi ne rang kombetar me sondazhin e 31 majit dhe zgjedhjet 2013

Krahasuar me sondazhin e javës së shkuar, atë të 31 majit, Partia Socialiste është rritur me 2%, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 1 për qind, e po aq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, Partia Socialiste ka fituar 41.4 për qind, Partia Demokratike, 30.6 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10.5 për qind.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Partia Demokratike, duke marrë rreth 7% më shumë vota. Këto janë rezultatit të sondazhit, të cilat janë një fotografim në terren i mbështetjes ndaj partive.



Rezultatet e sondazhit në tre qarqe

Në qarkun Elbasan sipas orientimit të votës: PS merr 7 mandate, PD 4 mandate, LSI 1-2 mandate. PDIU dhe LIBRA luftojne per 1 mandat.

Në qarkun Durrës sipas orientimit të votës: PS merr 6 mandate, PD 5 mandate, LSI 1-2 mandate. LIBRA e PDIU mund të fitojnë 0- 1. Në Durres janë 18. 5 % elektorati i pavendosur.

Ne qarkun Fier sipas orientimit te votes, PS mund të marrë 9- 10 mandate, PD 4-5 mandate, LSI 1-2 mandate. LIBRA e PDIU mund të fitojnë nje mandat ose asnje. Ne Fier 12. 5 % jane të pavendosurit.

Orientimi i votes ne Qarkun e Elbasanit

Nëse qytetarët e Elbasanit do të votonin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë në këtë qark me 49.5% të votave.

Ndërkohë Partia Demokratike pozicionohet e dyta me 29.5% të votave nga 27% që kishte marrë në 2013, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh.

LSI shënon rënie në Elbasan. Ka marrë 10% të votave nga 10.6% në 2013. Merr 1-2 mandate deputetësh. Rënie ka dhe PDIU që ka marrë 5.5% të votave nga 7.0 në 2013. Lufton për një mandat deputeti.

Edhe LIBRA e Blushit ka pritshmëri në këtë qark, ka marrë 3% të votave dhe lufton për një mandat.

Rënie ka Partia Republikane, nga 3.6% të votave që ka marrë në 2013 në këtë sondazh merr vetëm 1% të votave, duke mos kaluar pragun elektoral.



Orientimi i votes ne Qarkun e Durresit

Nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh nga 14 deputetë në total që ka qarku.

Nga rezultatet e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing të publikuar në Tonight Ilva Tare vihet re një rritje e PS krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.

E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. në 2013, PD ka marrë 34% të votave.

Ndërkohë LSI ka marrë 12% të votave, ku lufton për 1-2 mandate. Në 2013 ka marrë 7.5% të votave.

LIBRA e Blushit lufton edhe në këtë qark për një mandat deputeti. Ka marrë 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave nga 2.4% që ka marrë në 2013.

Rënie të madhe ka PR që ka marrë vetëm 1% të votave nga 6.8% në 2013. Nuk merr asnjë mandat.

Poshtë pragut elektoral pozicionohen të gjitha partitë e tjera të vogla.



Qarku i Fierit konfirmon bindjet e majta

Ky është rezultati i sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing sipas të cilët nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh nga 16 në total që ka ky qark.

Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%.

Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.

LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.

LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate.

PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.

08 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2