Korfuz, shqiptari vret me thikë pronarin e një lokali

Tribuna

Një emigrant shqiptar është autori i vrasjes së kryer te merkuren në mesditë në ishullin grek të Korfuzit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të ishullit, pranë resortit mbretëror Achilleon, një nga atraksionet kryesore të Korfuzit.

30 vjeçari ka hyrë në një lokal me produkte zgare dhe fillimisht ka debatuar me pronarin, shtetas grek, i moshës 52 vjeç.

Më pas, 30 vjeçari e ka goditur viktimën me thikë dhe është larguar me makinën e tij, duke shkuar drejt e në polici ku u dorëzua.

Viktima ndërroi jetë pak më vonë.

Sipas mediave lokale, krimi ka ndodhur për arsye të dobëta, që nuk saktësohen.

Emrat e viktimës dhe të autoreit nuk janë bërë ende të ditura.

30 vjeçari po merret në pyetje në drejtorinë e policisë të Korfuzit dhe nesër do të dërgohet në prokurori.

08 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2