Draghi sinjalizon planet për një politikë monetare më agresive të BQE-së

Banka Qendrore Evropiane, BQE, mund të ndërmarrë hapat e parë për tërheqjen nga politika monetare ultraliberale, pasi ekonomia e eurozonës po fiton vrull.

Shumica e analistëve presin që shefi i BQE-së, Mario Draghi të përjashtojë mundësinë për një fund të menjëhershëm të politikës pasi këshilli drejtues i bankës, prej 25 anëtarësh me qendër në Frankfurt, pritet të zhvillojë një nga takimet e saj jashtë qytetit, në kryeqytetin estonez Talin.

Për momentin, rënia më e madhe e parashikuar në inflacionin vjetor (nga 1,9 për qind në prill deri në 1,4 për qind në maj), ka ndihmuar në lehtësimin e presionit mbi BQE për të marrë në konsideratë një ndryshim të hershëm të qëndrimit të saj aktual monetar.

Rënia e çmimeve të konsumit në muajin maj, e shtyu inflacionin më larg objektivit vjetor të inflacionit të BQE-së prej vetëm nën dy për qind.

Si rezultat, BQE pritet të njoftojë se po mban normën e rifinancimit në një nivel të ulët historik zero duke lënë të pandryshuar programin e blerjes së detyrimeve mujore prej 60 miliardë eurosh (68 miliardë dollarësh).

Draghi po ashtu do të zbulojë një grup të ri të rritjes ekonomike dhe parashikimeve të inflacionit.

“Ndërsa ecuria e qëndrueshme ekonomike e eurozonës mund të shtyjë BQE për të nxitur perspektivën e saj të rritjes, të dhënat më të dobëta të inflacionit mund të çonin bankën për të ulur çmimet e konsumit të parashikimit”, thonë analistët.

08 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2