Tsipras: Duam një zgjidhje që garanton daljen e Greqisë në tregjet financiare

Tribuna

Greqia ka plotësuar gjithë angazhimet e veta dhe tani detyra e kreditorëve është që të marrin përgjegjësitë e tyre, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, duke përshëndetur në mbledhjen e asamblesë vjetore të Lidhjes së Industrialistëve Grekë (SEV).

Greqia, theksoi Tsipras, do të pranojë vetëm një zgjidhje që do të garantojë daljen në tregjet financiare ndërkombëtare dhe do të respektojë saktificat e popullit grek.

Kryeministri tha se qeveria po punon intensivisht me qëllim që në ditët e ardhshme të sheshohen mosmarrëveshjet dhe gjithë kreditorët e kryesisht ata europianë dhe Banka Qendrore Europiane (BQE), të konkludojnë në vlerësime pozitive për qëndrueshmërinë e borxhit grek.

Tsipras theksoi se Athina nuk e kërkon për marketing politik një marrëveshje totale për borxhin, po që të mbyllet përfundimisht rrethi vicioz i krizës dhe dhe të dalë në tregjet me pretendime, me dimensione të shëndetshme fiskale dhe një pistë të pastër për nevojat e veta financiare.

Kryeministri nënvizoi se zgjidhje e pastër për palën greke është ajo që nuk do të krijojë pasiguri për investitorët dhe nuk do t’i përcjellë për të ardhmen problemet që shoqërojnë nga dita e parë programet e shpëtimit të Greqisë.

Tsipras nënvizoi se për herë të parë pas shtatë vjetësh të krizës, sa Greqia, aq edhe Europa kanë mundësinë –por edhe detyrimin- që ta japin atë zgjidhje të pastër.

“Shumica e kreditorëve e kanë pranuar se Greqia e ka bërë detyrën e vet dhe mendoj se erdhi koha që gjithë kreditorët, përfshirë BQE-në, që marrin përgjegjësitë e tyre. Është obligim moral dhe ligjor që ta bëjnë”, theksoi Tsipras.

“Këto ditë vendoset e ardhmja e ekonomisë për shumë dekada. Duhet të jemi të bashkuar kundrejt një objektivi me rëndësi kombëtare”, vazhdoi kryeministri grek.

Tsipras paralajmëroi për një dalje të mundshme të Greqisë në tregjet financiare ndërkombëtare, në shtator 2018.

Sipas tij, ky është kriteri i një suksesi konkret, që nuk ka të bëjë me tregimin e një qeverie, por me të ardhmen e vendit.

Tsipras shtoi se interesimi i investitorëve të huaj për Greqinë është rritur veçanërisht dhe se ata presin një sinjal të qartë se programi i tretë i shpëtimit do të përfundojë me sukses.

01 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2