Kabul, të paktën 80 të vdekur në sulmin me bombë

Tribuna

Të paktën 80 persona rezultojnë të vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë që tronditi të mërkurën në mëngjes lagjen diplomatike të Kabulit, sipas një bilanci të ri në Ministrisë së Shëndetësisë.

“Fatkeqësisht bilanci arriti në 80 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur përfshirë shumë gra dhe fëmijë”, u shpreh një zëdhënës, Waheed Majroh, duke theksuar se bilanci mund të përkeqësohet më tepër.

Shpërthimi goditi zonën Wazir Akbar Khan ku janë të vendosura misionet e huaja diplomatike dhe zyra qeveritare, duke shkatërruar shumë automjete dhe duke dëmtuar ndërtesat përreth. Sipas njoftimeve të para besohet se mjetet shpërthyese ishin fshehur në një kamion cisternë.

Nuk është e qartë se cila ishte shënjestra e sulmit, por një zyrtar afgan i sigurisë tha se shpërthimi ndodhi jo larg ambasadës gjermane dhe ndërtesës së kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në vend.

Shpërthimi i së mërkurës ndodhi në një periudhë të shtimit të sulmeve të talibanëve mbi forcat afgane, ndërsa besnikët e grupit militant Shteti Islamik, kryen disa sulme gjatë muajve të fundit.

Dhuna e kohëve të fundit po ndod në një periudhë kur presidenti afgan Ashraf Ghani, po përgatitet për një konferencë me vendet fqinje në Kabul javën e ardhshme, për të diskutuar përfundimin e konfliktit në Afganistan.

31 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2