Athina akuzon Berlinin dhe kreditorët e tjerë për vonesën e këstit të kredisë

Tribuna

Ministri grek i Financave, Euklidis Tsakalotos akuzoi Gjermaninë dhe kreditorët e tjerë për mosmarrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që mund të shkaktojë vonesën e këstit të ardhshëm të ndihmës për Greqinë, njoftoi të mërkurën e përditshmja greke, Kathimerini.

“Duke folur në një konferencë në Frankfurt, Tsakalotos vuri në dukje se kreditorët e mbështetën FMN-në kur kërkonte reforma por e mënjanuan atë kur ajo bëri thirrje për të ruajtur qëndrueshmërinë e ripagimit të borxhit në Greqi”, raporton Kathimerini.

Tsakalotos iu referua dallimeve ndërmjet kreditorëve, duke përfshirë Gjermaninë dhe FMN-në, e cila dëshiron të lehtësojë menjëherë barrën e shlyerjes së borxheve për Greqinë në një nivel të qëndrueshëm. Gjermania nuk është e gatshme t’i japë Athinës më shumë liri veprimi të paktën deri në vitin e ardhshëm.

Kreditorët do të takohen më 15 qershor për të vendosur nëse do të japin fonde për Greqinë duke e shpëtuar atë për herë të tretë që nga kriza financiare e vitit 2010. Vendi duhet të paguajë 7 miliardë euro të bondeve që maturohen në muajin korrik.

Tsakalotos theksoi se vendi i tij nuk po kërkon një zbatim të menjëhershëm të lehtësimit por kërkon një sinjal të qartë nga takimi i Eurogrupit në mënyrë që të rifitojë besimin e tregjeve financiare.

31 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2