Rama vijon turin elektoral në Qarkun e Lezhës, kërkon “një votë kuqezi”

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, është ndodhur të mërkurën në qarkun e Lezhës. Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës në qytetin e Shëngjinit, kryeministri iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për përdorimin e administrates në fushatë. Rama tha se fenomene të tilla ekzistojnë, por kjo nuk duhet ekzagjeruar.

“Njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre për këtë. Edhe ata që punojnë në shtet kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë fushatë për zgjedhjet, si çdo qytetar”, u shpreh kryeministri.

Duke folur për marrëveshjen politike të 18 majit me PD-në, Rama e quajti ”pozitive”, pasi dhe njerëzit, tha ai, kanë marrë energji çliruese, pozitive, se tek të gjithë ishte ankthi se çfarë do të ndodhte.

Por, duheshin krijuar kushtet dhe ishte diçka që e solli koha dhe rrethanat, dhe mënyra se si palët lozin shah, shtoi kryeministri.

“Unë besoj dhe kam shumë shpresë që zgjedhjet të përfundojnë dhe të jenë të pakontestuara. Kush humbet të përgëzojë fituesin dhe secili në punë të tij, në qeveri dhe opozitë për të vazhduar më tutje. Ky do te ishte një ndryshim i madh”, theksoi kreu i qeverise.

Kjo, vijoi ai, ishte dhe arësyeja pse unë nuk pata asnjë hezitim që t’i jap mundësinë PD-se që ti ketë sytë dhe veshët brenda në administratë dhe të kontrollojë dhe të shohë që gjithë ajo paranojë që ‘shteti vë njerëzit në rresht, e ushtron presion etj’, nuk është realiteti. Natyrisht ka fenomene të tilla, e rëndësishme është që të mos ekzagjerohet, se njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre. Edhe njerëzit që punojnë në shtet, qofshin dhe nënpunës civilë kanë të drejtë që pas oraroit të punës të bëjnë ata që mendojnë ata si qytetarë për zgjedhjet. Drejtorët e shkollave mësuesit kanë të drejtë plotësisht që pas orarit zyrtar të bëjnë çfarë të duan dhe të shkojnë në fushatë. Ndërsa në orarin e punës kjo është histori tjetër. Ky është ai moment që nuk duhet ekzagjeruar”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij kryeministri komentoi dhe bashkëqeverisjen e 4 viteve me LSI-ne, te cilën e konsideroi “pozitive dhe qe ka sjellë shumë rezultate”.



Në Rrëshen

Rama ftoi të gjithë votuesit që t’i lënë mënjanë tifozlliqet, por të mendojnë për të ardhmen. “Na duhet një votë kuqezi për ti dhënë timonin e qeverisjes Partisë Socialiste, pa na detyruar të mbajmë të tjerë në prehër, të cilët nuk na lënë të drejtojmë timonin për arsye të ndryshme”, tha Rama.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë u shkatërrua apo nuk u bë për çerkeshekulli. Ne mbajmë përgjegjësi për çfarë kemi bërë për 44 muaj. Por ne kemi dhënë provën se Shqipëria mund të bëhet shtet, modern europian ku secili të kontribuojë sipas asaj që fiton, sipas asaj që kosumon dhe shteti ti gjendet pranë secilit sipas asaj që i takon. Në 44 muaj kemi hedhur themelet për të bërë shtet”, tha Rama.

“Çdo kthim mbrapa është humbje e kushedi sa viteve”, tha Rama, duke u shprehur se “u premtuam shqiptarëve se do ua heqim nga qafa gjyqtarët e korruptuar. Ju thamë do bëjmë vetingun që kush është gjykatës dhe prokuror i korruptuar të hyjë në burg. Kush është gjykatës dhe prokuror i ndershëm të jetë pjesë e pallatit të ri të drjetësisë. Sot jemi në momentin kur ngrihen komisionet. Dhe ju do ta shikoni shumë shpejt sesi në vjeshtë sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë shumë më ndryshe. Do te kenë frikë dhe nga qytetari më i thjeshtë”.

31 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2