Grupi mediatik DOL kalon te Vangelis Marinakis për 23 milionë euro

Tribuna

Grupi më i madh mediatik grek, DOL, ka kaluar në duart e manjatit të anijeve dhe njëherazi pronar i Olympiakosit, Vangelis Marinakis.

Ky i fundit ka paraqitur ofertën më të mirë, prej 23 milionë eurosh, në ankandin e shitjes së grupit mediatik.

Në arsenalin e DOL përfshihen dy prej gazetave më të mëdha e më historike të vendit, “To Vima” dhe “Ta Nea”, portali gjithashtu më i madh, “in.gr”, dhjetra revista dhe një radiostacion.

DOL disponon po ashtu, 22,1% të aksioneve të televizionit Mega Channel, 50% të shtypshkronjës më të madhe të vendit dhe 41% të agjencisë së vetme të shpërndarjes së shtypit.

Të gjitha këto aksione tashmë do të kalojnë në duart e manjatit 50 vjeçar, Vangelis Marinakis.

Që prej fillimit të krizës në Greqi, DOL u detyrua të largonte nga puna një numër të konsiderueshëm gazetarësh dhe personel teknik.

Grupi mediatik, për të cilin thonë se për dekada rrëzonte dhe ngrinte qeveri, u ndodh vitin e kaluar në prag të falimentimit, pasi bankat i bllokuan gjithë llogaritë për shkak të kredive të pashlyera që arrinin në 174 milionë euro.

Ishin bankat që vendosën nxjerrjen në ankand të grupit mediatik dhe e mërkura ishte dita e hapjes së dosjeve me ofertat. Nga pesë pjesëmarrësit në tender, Marinakis kishte ofertën më të mirë.

31 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2