Trump dhe stili i tij arrogant rrit pasigurinë e evropianëve

Turneu i parë i Donald Trump në Evropë duhet të ishte rasti për të zbutur dhe qetësuar gjakrat, shkruan agjencia franceze e lajmeve, AFP, në një koment për pjesëmarrjen e presidentit amerikan në takimin e G7.

Por, si në Bruksel ashtu dhe në Siçili, presidenti amerikan, si në karakter ashtu dhe në formë, ushqeu më tepër dyshimet dhe mosbesimin.

Fjalimi i së enjtes, në selinë e Aleancës Atlantike shërbeu si referencë duke e shfaqur si mbështetës të fortë të kontribuesve amerikanë.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, në një fjalim që përmbante shpeshherë tonet e fushatës, shprehu për aleatët e akuzuar se duhet të japin më shumë para.

Imazhi i presidentit të fuqisë së parë botërore duke shtyrë kryeministrin e Malit të Zi për t’u vendosur në radhën e parë, nuk ka kontribuar në qetësimin e gjakrave.

Kjo hyrje ka përforcuar ndjenjën se nëse presidenti redpublikan shijoi me një kënaqësi të pafshehur pritjen mbretërore që iu rezervua në Arabinë Saudite, ndalesa e tij evropiane ngjalli tek ai më pak entuziazëm.



Shenjë simbolike.

Dy prej këshilltareve të tij më me influencë, vajza e tij Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner, të kudogjendur në Riad dhe në Jerusalem, kanë lënë delegacionin presidencial para fluturimit të dytë të udhëtimit.

Sigurisht, Trump qëndron tashmë larg pyetjeve më provokuese rreth rolit të NATO-s apo të ardhmen e Bashkimit Evropian. Por në kuadër të Taorminas, bukurisë së Siçilisë që pret samitin e G7-s, ai do të ketë pak fakte për të riforcuar lidhjet.

Shumë, në Evropë, shpresonin se ky udhëtim t’i mundësonte të dilte nga ajo që Julianne Smith nga “Center for a New American Securityç'(CNAS), e quan “ambiguitet strategjik”.

“Ky është një rol që kjo administratë mund ta gjejë të dobishme përballë kundërshtarëve”, theksoi ajo duke shtuar se për aleatët evropianë në mbarë kontinentin, nga veriu në jug nga lindja në perëndim, kjo ka krijuar një ndjenjë pasigurie dhe mosbesimi.



“Sepse paqartësitë ekzistojnë”

Mbi marrëveshjen e Parisit mbi klimën, administrata Trump, që ka shtyrë tashmë vendimin e saj, do të zgjasë pritjen pasi refuzon të japë një kalendar.

Në shkëmbimet tregtare, ajo vazhdon të shfaqë kërcënimin e masave ndëshkuese.

“Analiza e saj mbi reciprocitetin përsa i përket shkëmbimeve është e thjeshtë: Do t’iu trajtojmë sipas mënyrës që na trajtoni”, mbyll një frazë Gary Cohn, këshilltari i tij ekonomik.

Analistët janë të ndarë: nëse disa shqetësohen për masat e mundshme proteksioniste me pasoja të paparashikueshme, të tjerë shohin në paralajmërimet e Trump veprimet e ekzagjeruara që nuk do të realizohen në fakt.

Ajo që godet në këtë shkallë evropiane është vullneti i manjatit të pasurive të patundshme për të dhënë në çdo rrethanë, garanci për bazën e tij zgjedhore, në pjesën tjetër të oqeanit, që mban në kokë një slogan: “Amerika tashmë”.



“Ardhur për të mësuar”

“Pikëpamja e tij zhvillohet”, theksoi të enjten në mbrëmje Gary Cohn, këshilltar ekonomik i Trump duke përmendur marrëveshjen e Parisit mbi klimën. Ai ka ardhur këtu për të mësuar.

Gjenerali McMaster, këshilltar për sigurinë kombëtare, thekson se “ka diçka që nuk do të ndryshojë, ai do t’i marrë vendimet e tij në funksion të asaj që mund të jetë më mirë për amerikanët.

Për presidentin e 45-të të SHBA-së, i cili la dje në mbrëmje Siçilinë, rasti për të shfaqur publikisht besnikëri ndaj aleatëve evropianë me shumë gjasa ka humbur.

28 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2