Helmohen pjesëmarrësit në mitingun e PD-së, edhe Basha përfundon në spital

Tribuna

Shumë nga pjesemarrësit e mitingut të mbrëmshëm të PD-së kanë përfunduar në spital. Prej mesnatës e deri në orët e para të ditës së diel, dhjetra prej tyre janë paraqitur në urgjencën spitalore të QSUT me probleme në shikim, enjtje dhe skuqje.

Mes tyre është edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Nuk është e qartë se çfarë i ka shkaktuar këto probleme.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe pret edhe përgjigjet e analizave mjekësore mbi shkakun e vërtetë të helmimit të pjesëmarrësve në miting.

Policia e Tiranës sqaron se 50 persona kanë përfunduar në QSUT për trajtim mjekësore me simptoma të ngjashme, kryesisht dhe skuqje, ndërkohë që vetëm tre prej tyre kanë qëndruar në spital për mjekim të mëtejshëm.

Sipas policisë, këta shtetas kanë qenë pjesë e mitingut elektoral të Partisë Demokratike të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.



Njoftimi i policisë:

Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e sipërme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme per te përcaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

28 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2