Hoyt Yee, si Richard Holbrooke

Tribuna

E vëmendshme ndaj zhvillimeve të fundit në rajon, media greke ka analizuar edhe ndërhyrjen e zyrtarit amerikan Hoyt Yee, ndihmës zv/sekretari i shtetit, në arritjen e marrëveshjes së 18 majit.

Me një analizë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, gazetari i njohur Stavros Tzimas, e krahason zotin Yee me të ndjerin Richard Holbrooke, që gjithashtu ka shërbyer në të njëjtën post gjatë viteve 1990 dhe kuajti një rol vendimtar gjatë krizës në ish Jugosllavi e më pas në Kosovë.

Qysh në fillim, Stavros Tzimas vëren se Yee mund të mos ketë temperamentin shpërthyes të Holbrook-ut, “mirëpo po dëshmohet edhe ai mjaft i aftë për të shuajtur zjarre”.

Analisti grek e quan Hoyt Yee-në, si “yllin në ngjitje të politikës së jashtme amerikane”.

“Në një farë mënyre, Hoyt Yee luan në fushën e vet, përderisa ka shërbyer në konsullatën e SHBA në Selanik – flet mjaft mirë greqisht-, si dhe në Zagreb, para se të shkojë në Kabulin e tymosur”, nënvizon Stavros Tzimas.

Sipas tij, kohët e fundit në rajon ishte i dukshëm “vakuumi i influencës”, çka nxiti shfaqjen e teorive nacionaliste, por edhe lojëra personale liderësh ambiciozë, që do të mund të minonin status kuonë e kufijve dhe arkitekturën e sigurisë, ashtu siç ajo u formua pas luftës në ish Jugosllavi.

Më pak fjalë, ndjesia e zhvendosjes së interesimit amerikan në rajon, pas ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë, por edhe deklarata të disa zyrtarëve pranë presidentit Trump për shpërbërjen e Maqedonisë, rizgjuan makthe ballkanike, vëren analisti Tzimas.

Teksa situata rrezikonte të dilte nga kontrolli, valvulat e sigurisë duket se funksionuan në Departamentin e Shtetit, në kohën që edhe Rusia rri në përgjim, shënon analisti grek. “Kështu, Uashingtoni dërgoi në Maqedoni gjithçka më të mirë dispononte (e ka fjalën për Hoyt Yee), i cili brenda pak orëve mundësoi hapjen e rrugës për krijimin e qeverisë”.

“Sapo u kthye në Uashington, u desh të marrë sërish avionin për në Ballkanin Perëndimor, kësaj here për në Tiranë, ku përplasja frontale për zgjedhjet e radhës kishte krijuar një atmosferë shpërthyese politike”.

Siç u dëshmua, iu deshën pak orë që t’i bëjë palët të bien në ujdi dhe zhvillimet të marrin rrugën e normalizimit.

Dhe t’u dërgojë një mesazh gjithë atyre që nxituan të konkludojnë se balanca e influencës në Ballkan është përmbysur”, përfundon analisti grek, Stavros Tzimas.

23 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2