Mançester, 22 të vdekur nga shpërthimi në koncert

Zeri i Amerikes

Policia britanike tha të martën se 22 veta kanë humbur jetën dhe të paktën 59 janë plagosur nga një shpërthim masiv të hënën mbrëma në një arenë të Mançesterit ku sapo kishte përfunduar një koncert.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi ylli i muzikës pop Ariana Grande kishte përfunduar shfaqjen.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se njerëzit kishin filluar të largoheshin me vrap në të gjitha drejtimet

Zyrtari i policisë në Mançester, Ian Hopkins, tha se një sulmues i vetëm që mbeti i vrarë, po barte me vete një mjet shpërthyes.

Policia tha se tani për tani po e trajton ngjarjen si terrorizëm

Një zëdhënës i këngëtares i tha agjencisë së lajmeve Reuters se "Ariana është mirë. Ne vazhdojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur".

Ariana Grande, 23-vjeç, ndodhet në një tur ndërkombëtar për albumin e saj të vitit 2016, "Dangerous Woman".

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në pjesën e prapme të arenës, pasi Grande kishte interpretuar këngën e fundit të koncertit.

23 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2