Që nga 1 qershori, paga për punën, vetëm nëpërmjet bankës

Tribuna

Që nga 1 qershori 2017, punonjësit e sektorit privat do t’i marrin pagat e tyre vetëm nëpërmjet bankës. Kjo tashmë bëhet e detyrueshme, me një vendim të firmosur nga ministrja e punës, Efi Ahcioglu dhe ministri i financave, Euklidis Tsakalotos.

Punonjësit duhet të kenë llogarinë e tyre bankare, ku do t’iu depozitohet paga; në rast të kundërt punëdhënësit do të përballen me sanksionet që do t’iu vendosë Inspektoriati i Punës.

Sipas vendimit ministror, pagesa nëpërmjet bankës do të shmangë rastet e mospagimit si dhe do të ofrojë mundësinë për një kontroll më efikas dhe luftimin e kundravajtjeve në tregun e punës.

20 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2