Greqi, votohet paketa e masave shtrënguese

Parlamenti grek ka votuar paketën e masave të reja shtrënguese, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për çlirimin fondeve të akorduara nga kreditorët ndërkombëtarë. Paketa mori votat e 153 deputetëve të koalicionit qeveritar. Gjithë partitë e opozitës votuan “kundër”, me përjashtim të një neni që u heq lehtësira tatimore deputetëve.

Procesi i votimit përfundoi afër mesnatës, ndërsa jashtë parlamentit vazhdonin protestat kundër masave të reja.

Protestuesit sulmuan me bomba molotov dhe me gurë trupat e policisë, ndërsa rreth 30 persona tentuan të futeshin në oborrin e parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të sprapsur protestuesit.

Një person u arrestua, ndërsa u kryen dhe dy shoqërime.

Megjithatë një nga kabinat e njohura të rojeve të gardës para parlamentit, u përfshi nga flakët.

Incidentet filluan në kohën që para deputetëve po fliste kryeministri Aleksis Tsipras.

Në përpjekje për të bindur deputetët që të votonin, kryeministri e konsumoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij me përshkrimin e planit të qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Po hyjmë në një fazë të re, që kërkon plan. Ky plan mbështetet në shtimin e investimeve, në shfrytëzimin e potencialeve njerëzore dhe në ndërhyrjet demokratike që ka nevojë shoqëria”, theksoi Tsipras.

Kryeministri grek insistoi se marrëveshja e arritur javët e fundit me kreditorët ofron një mënyrë për të dalë nga kriza.

Megjithatë, Tsipras përsëriti që, nëse Greqisë nuk i jepet një plan konkret për lehtësimin e borxheve, atëherë Athina nuk do t’i zbatojë masat e dakorduara.

“Topi tani ndodhet në fushën e kreditorëve”, deklaroi Tsipras duke u larguar nga parlamenti pas votimit.

Nga ana e tij, lideri i opozitës, Kyriakos Mitsotakis e akuzoi qeverinë se po orkestronte “mashtrimin më të madh politik që ka njohur ndonjëherë vendi”.

Mitsotakis e përshkroi me ngjyra të zymta gjendjen e vendit, duke ia dedikuar këtë “politikave katastrofale të qeverisë”.

Duke përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, i bëri thirrje kryeministrit që të jepte dorëheqjen: “Jepuni shansin qytetarëve të zgjedhin ata se kush do t’i nxjerrë nga kriza”.

Paketa e masave që u votua të enjten pas mesnate, parashikon kursime me vlerë më shumë se 4 miliardë euro për tre vitet e ardhshme.

Tashmë Athina pret që paketa të shqyrtohet nga ministrat e financave të eurozonës, të hënën e ardhshme. Ministrat europianë kanë në dorë ndezjen e “dritës jeshile” për çlirimin e një këstit të vonuar së tepërmi, me vlerë 7 miliardë euro, të kredisë që i është akorduar Greqisë në kuadër të planit të tretë të shpëtimit.

19 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2