Basha: Do ta shndërrojmë të gjithë Shqipërinë në çadrën e lirisë

Në mbyllje të “çadrës së lirisë”, pas 90 ditësh qëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD Lulzim Basha doli përpara protestuesve në orët e vona të mbrëmjes së te enjtes duke premtuar se do ta shndërrojnë të gjithë Shqipërinë në çadrën e lirisë.

Basha tha se ka marrë fund koha e maskarenjve dhe tani është koha e shqiptarëve.

“Ju merrni me vete mesazhin histori të kësaj çadre, qytetarët e bashkuar për një kauzë të drejtë fiton gjithmonë. Ky shesh, këto metra katror janë hapësirë e parë që ju çliruat në 18 shkurt, tani që themelet e republikës së re janë mishëruar në marrëveshjen e arritur”, u shpreh ai.

Ai tha se “ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me shqiptarët ju pret një tjetër mision i madh, ta shndërrojmë Shqipërinë në sheshin e lirisë, në çadrën e lirisë. “

“Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajon tuaj, me besimin tuaj të patundur. Le ta dije çdo shqiptar se koha e frikës ka marrë fund, koha e zuzarëve që ju vidhnin dhe blinin votat ka marrë fund, koha e maskarenjve po merr fund, tani është koha e shqiptarëve”, apeloi Basha.

E ngritur në 18 shkurt, Çadra e demokratëve, e ka përfunduar tashmë misionin e saj, pas arritjes së marrëveshjes për krijimin e një qeverie teknike, ku 6 ministri të rëndësishme të kabinetit do t’i dorëzohen opozitës.

19 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2