Arrestohen dy shtetas shqiptarë, sekuestrohen më shumë se 3 kg kokainë

Tribuna

Njësia antidrogë e Athinës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, që akuzohen për trafik droge.

Edhe pse mosha e të arrestuarve është e njëjtë, 38 vjeç, ata janë arrestuar në dy operacione të ndryshme.

Shtetasi i parë u arrestua pasi më parë ishte vënë nën mbikqyrje, i dyshuar si trafikant droge. Në mjetin e tij policia gjeti një sasi kokaine me peshë 2 kilogramë e 15 gramë.

Nga verifikimi rezultoi se 38 vjeçari ishte dënuar dy herë në mungesë për çështje droge dhe se ndaj tij ishin nxjerrë dy urdhëra arresti.

Një tjetër shtetas shqiptar u arrestua afër qendrës së Athinës dhe akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 1,3 kg kokainë, një armë zjarri të tipit pistoletë dhe 38 fishekë, si dhe dy peshore precizioni.

18 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2