Gjenden 43 kg kanabis në mjetin e braktisur, në kërkim drejtuesi shqiptar

Policia greke ka sekuestruar 43 kg kanabis që ndodhej në portbagazhin e një mjeti të abandonuar. Si drejtues i mjetit është identifikuar një 35 vjeçar nga Shqipëria, i cili u shpall në kërkim.

Ndërsa po ecte në autostradën Egnatia, në afërsi të Mecovos, 35-vjeçari nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe rriti shpejtësinë. Pak më vonë, e la makinën në anë të rrugës dhe u zhduk duke ecur me këmbë.

Në portbagazhin e autoveturës policia gjeti dy çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 26 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 43 kilogramë e 380 gramë.

Sipas policisë, mjeti ishte vjedhur në Peristeri të Athinës, më 21 prill 2017.

18 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2