Arrestohet i riu shqiptar me 4 kg kanabis, zbulohet akuza për vrasje

Një i ri shqiptar është arrestuar në Athinë dhe cilësohet nga policia si pjesëtar i një rrjeti që sjell drogë nga Shqipëria për ta trafikuar në Greqi.

Sipas policisë, roli i 21 vjeçarit ishte që të merrte në dorëzim drogën në kufirin midis të dy vendeve e ta sillte në Athinë, ku e magazinonte, në pritje të trafikimit.

Në banesën e të riut policia gjeti dhe sekuestroi 3,9 kg kanabis, një pistoletë, një thikë si dhe një peshore precizioni.

Policia thotë se nga verifikimi i gjeneraliteteve rezultoi se 21 vjeçari është në kërkim për një vrasje të kryer në Shqipëri, bashkë me persona të tjerë që nuk janë identifikuar.

18 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2