Kampionët e Euro 2004, ndeshje bamirësie për Artur Lekbellon

Tribuna
Foto djathtas: Lekbello në ndeshjen e të mërkurës dhe majtas: Lekbello gjatë karrierës së shkëlqyer tek “Aris”

Brezi i sportdashësve të viteve 1980-1990 e mban mend sigurisht Artur Lekbellon, mesfushorin energjik të 17 Nëntorit dhe Kombëtares shqiptare. Më pas ai vazhdoi një karrierë po kaq të shkëlqyer me Aris-in, kur ky ekipi Selanikut ishte pjesë e elitës së futbollit grek.

Pikërisht Aris i është gjendur në krah, tani që Lekbello vuan prej tre vjetësh nga një sëmundje e rrallë, “pamjaftueshmëri muskulare”.

Lekbello e publikoi vetëm tash së fundi këtë fakt, duke thënë se në vitin 2012 mjekët i kishin dhënë vetëm 3 vjet jetë. Po për fat, ai vazhdon të jetojë dhe tashmë ka nevojë që të trejtohet në një klinikë të specializuar në Gjermanë ose SHBA.

Me qëllim që të gjenden paratë e nevojshme për këtë trajtim, drejtuesit e klubit të Arisit organizuan të mërkurën, më 17 maj, një ndeshje bamirësie, ndërmjet veteranëve të ekipit dhe pjesëtarëve të përfaqësueses greke që në 2004 u shpallën kampionë të Europës. Bileta e hyrjes kushtonte 5 euro dhe të gjitha paratë do t’i disponohen Lekbellos.

Duke folur para ndeshjes, presidenti i veteranëve të Arisit, Janis Venos, tha ndër të tjera për Artur Lekbellon:

“Ai është një luftëtar, u përpoq ta përballonte vetë problemin, bëri një betejë të pabarabrtë. Por tani jemi të gjithë në krah të tij që të shkojë jashtë shtetit dhe të luftojë për ta mposhtur sëmundjen”.

Tepër i emocionuar, Lekbello, që shkelmoi topin e parë për fillimin e ndeshjes, i falënderoi gjithë bashkëlojtarët e tij të dikurshëm, por edhe kampionët, për mbështetjen që i ofruan.

Nga kampionët e 2004-s, prezentë në stadiumin “Kleanthis Vikelidis” ishin: Basinas, Delas, Nikopolidis, Karagunis, Kacuranis, Janakopulos, Kyriakos, Vokolos, Tsiartas, Zagorakis, Salpingidis, Dabizas, Katergianakis.

Kampionët e Europës e fituan ndeshjen, 6-1. Golat u shënuan nga Karagunis (2), Giannakopulos (2), Kucis dhe Tsiartas.

Edhe pse në Selanik ka një komunitet mjaft të madh dhe aktiv shqiptarësh, në shkallët e stadiumit ishin shumë të pakët bashkatdhetarët e Artur Lekbellos.

Këtë fakt, e vëren studiuesi dhe përkthyesi i njohur Stavri Dajo, me një postim në rrjetin social Facebook:



SOLIDARITET PREKËS I QYTETARËVE GREKË TË SELANIKUT PËR FUTBOLLISTIN E SHQUAR SHQIPTAR ARTUR LEKBELLO

Mijëra qytetarë grekë të Selanikut, në një nismë solidariteti, humanizmi dhe bamirësie u ndodhën sot në stadiumin e Aris-it ku u zhvillua ndeshja miqësore e futbollit midis futbollistëve veteranë të Aris-it (skuadër ku ka luajtur në vitet ‘90 Artur Lekbello) me ish-futbollistët e kombëtares greke që fitoi titullin kampion i Evropës në vitin 2004. Ndeshja u zhvillua për nder të futbollistit të shquar shqiptar Artur Lekbello i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e sistemit muskulor. Qytetarët grekë, të prekur e të emocionuar, deklaronin se janë në krahë të futbollistit që kalon ditë të vështira, ndërsa, për fat të keq, pamë shumë pak patriotë shqiptarë në shkallët e stadiumit.

I uroj Turit tonë të dashur shërim të shpejtë!”, përfundon Stavri Dajo.



18 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2