Ndërtimi i TAP, ka përfunduar në masën 38 përqind

Etleva Xhajanka

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) po ecin sipas parashikimeve dhe deri tani llogaritet se ka përfunduar rreth 38% e punimeve të tij.

TAP një nga projektet më të rëndësishëm në sistemin e gazifikimit është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor që parashikon transportin e gazit nga fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan drejt vendeve të BE-së.

Trans Adriatic Pipeline, do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas burime zyrtare deri tani në pjesen shqiptare janë rindërtuar dhe rehabilituar rrugët dhe urat përgjate vijes qe do te pershkoje projekti. Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bashkinë e Devollit, Qarku i Korçës, në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

Ndersa më shumë se 100 kilometra tuba janë shpërndarë edhe në Greqi.

TAP do të jetë 878 kilometra i gjatë (Greqi 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).

Aksionet e TAP përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

(ATSH)

17 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2