Kapet furgoni me 207 kg drogë shqiptare

Tribuna

Policia greke ka njoftuar të martën në mesditë për sekuestrimin e më shumë se 200 kg drogë, që vinte nga Shqipëria.

Sipas komunikatës së policisë, droga u gjet në një mjet me targa shqiptare, që po lëvizte në aksin rugor Kakavijë-Kallpaki.

Një patrullë e policisë e ndaloi mjetin për kontroll dhe në pjesët anësore të rimorkios u gjet një sasi droge prej 207 kg 1 119 gramë.

Droga ishte ambalazhuar në 196 paketa, të futura në 8 çanta udhëtimi.

Drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar i moshës 42 vjeç, u arrestua.

Bashkë me drogën u sekuestrua edhe mjeti, që është në pronësi të një firme shqiptare transportesh.

Gjithashtu, u konfiskuan 280 euro që kishte me vete drejtuesi i mjetit, si dhe dy telefona celularë.

17 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2