Athinë, pranga shqiptarit me 44 kg kanabis

Policia greke ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi shqiptar, që akuzohet për posedim dhe trafik droge të llojit kanabis.

Policia thotë se pas investigimeve dhe survejimeve, arriti të evidentonte veprimtarinë trafikuese të 32 vjeçarit shqiptar. Ai vepronte në zonën Eksarkia, fare pranë sheshit Omonia, zonë që konsiderohet si bastion i grupimeve anarkiste.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 43,7 kg kanabis, që ishte ambalazhuar në gjashtë paketa të mëdha.

Sipas komunikatës së policisë vlera e drogës së konfiskuar arrin në 30.000 euro.

17 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2