Panik në gjykatën e Athinës, një person shtie në ajër, pastaj arrestohet

Tribuna

Situata paniku janë zhvilluar mesditën e të premtes para gjykatës së Athinës. Një person, i cili po fliste para gazetarëve, befas ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtirë katër herë në ajër.

Ndërsa gazetarët dhe personat e tjerë përreth janë hutuar dhe trembur, ai është larguar si zotni, por më pas policia ka ndërhyrë duke e çaramtosur dhe arrestuar personin.

Për fat, nuk ka patur të plagosur apo të lënduar.

Autori, një burrë rreth të 45-ave, kishte në xhepa edhe 20 fishekë të tjerë. Ai ndodhej bashkë me familjarë të tjerë, në një gjyq mbi zhdukjen e një studenti 26 vjeçar, në 2012-n. Edhe pse ka disa të pandehur për atë çështje, nuk është bërë e mundur që të gjendet kufoma e viktimës.

Të premten, procesi gjyqësor u shty për në mars 2018, pasi avokati mbrojtës i të pandehurve nuk mund të asistonte në gjyq.

Kjo e nxiti 45 vjeçarin që të dilte para kamerave e të deklaronte se “familja e viktimës nuk mund të gjejë kufomën, pse të gjithë janë maskarenj”.

Menjëherë pas kësaj ai nxorri pistoletën dhe shtiu.

Ndërsa autori u dërgua në drejtorinë policore të Athinës, prokuroria ka urdhëruar fillimin e hetimeve, nëse ai kishte hyrë i armatosur edhe në sallën e gjyqit.

Nëse kjo vërteohet, atëherë autoritetet e sigurisë duhet të japin përgjigje se ai mundi të kalonte nga aparati i kontrollit, në hyrje të gjykatës së Athinës.

17 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2