Greqia shpreson për një vit rekord turistik

Sezoni turistik ka nisur qetësisht në portin e vjetër të ishullit Skopelos, në brigjet lindore të Greqisë. Vizitorët mund të zgjedhin një tavernë dhe një vend të lirë në diell për të parë anijet e peshkimit që lëvizin butësisht në ujë.

E njëjta skenë do të duket shumë ndryshe në vetëm disa javë, kur vjen vala e turistëve, restorantet mbushen dhe stafi duhet të nxitojë nga një tavolinë tek tjetra.

Sa më shumë, aq më mirë, thonë njerëzit që ofrojnë dhoma, pije, ushqime, masazhe, xhingla, tatuazhe tre javëshe, mallra dhe shërbime të tjera.

Ata shpresojnë që sezoni turistik të parandalojë krizën financiare dhe vitet e buxheteve shtrënguese nga qeveria.

Ata e dinë se do të duhet më shumë se vetëm një vit i shkëlqyer për t’u kthyer në rrugën e duhur.

Pas vendosjes së rekordeve të reja prej 27,5 milion turistë në 2016, Greqia këtë vit pret deri në 30 milion vizitorë.

”Turistët gjermanë që shpenzojnë shumë, edhe këtë vit ndihen të tërhequr nga Greqia dhe numri i tyre mund të trefishohet nga një milion që ishte në vitin 2015”, vlerësoi nga ministria e turizmit.

Greqia renditet në një pozicion të mirë midis turistëve të çmuar francezë, britanikë dhe austriakë.

Efekti i vazhdueshëm i krizës së migracionit ndikon ende në ishujt me kampet e refugjatëve të varfër kryesisht të Lesbos dhe Chios por kjo nuk ka ndikuar në udhëtimin për në destinacionet e panumërta të Greqisë.

Me rritjen e parashikuar të numrit të turistëve gjermanë, Greqia e cila ka qenë afër falimentimit shpreson se të ardhurat do të rriten, ndryshe nga viti 2016.

Pavarësisht nga numri rekord i vizitorëve, të ardhurat prej 13 miliardë euro (14.3 miliardë dollarë) në fakt ishin 6.5 përqind më pak krahasuar me vitin 2015, kryesisht për shkak të rritjes së turistëve buxhetorë jashtë BE-së.

Si rezultat, shifrat zyrtare për vitin 2017 mund të japin arsye për optimizmin e përhapur, një projeksion i qeverisë tregon se të ardhurat mund të rriten deri në 50 përqind këtë vit.

DPA

10 Maj 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2