Arrestohen grekët, me 47 kg kanabis shqiptar

Tribuna

Dy shtetas grekë, që janë arrestuar në afërsi të Janinës, akuzohen për transportimin e një sasie droge, me qëllim futjen e saj në brendësi të territorit grek.

Të dy ata ishin në makina të ndryshme, dhe drejtuesi i njerës prej tyre kishte rolin e pararojës. Por ai nuk mundi të shmangte patrullën e policisë që fillimisht ndaloi makinën ku ndodhej droga.

Në makinën që drejtohej nga një shtetas grek të moshës 57 vjeç, u gjetën 47 kg e 160 gramë kanabis, të ambalazhuara në 47 paketa e të futura në një valixhe.

Pak më vonë, u ndalua edhe makina tjetër dhe iu hodhën prangat drejtuesit.

Sipas policisë, ata e kishin marrë drogën në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

10 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2