Arrestohen greku dhe shqiptarja me 90 kg kanabis

Tribuna

Policia greke thotë se ka parandaluar hedhjen në treg të një sasie të madhe droge. Pas arrestimit të një shtetasi grek dhe të një shqiptareje që bashkëjetonin, në Selanik, janë sekuestruar rreth 90 kg kanabis dhe më shumë se gjysmë kilogrami kokainë.

Të dy ata u arrestuan në pjesën lindore të qytetit, ndërsa po përgatiteshin të shpërndanin drogën te përdoruesit e zonës, njofton policia.

Në automjetin si dhe në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 88,9 kg kanabis. 12 kilogramë ishin të presuara në formë çokollate dhe të paketuar. U sekuestruan gjithashtu 554 gr kokainë; një lëndë e panjohur që përdoret në përpunimin e drogës; një pistoletë, 70 fishekë, 3.350 euro që konsiderohen si të përfituara nga shitja e drogës; dy peshore elektronike precizioni, pajisje për paketimin e drogës.

Të dy të arrrestuarit do të dërgohen në prokurori për t’iu komunikuar akuzat për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, shtetasja shqiptare do të akuzohet edhe për hyrje e qëndrim pa leje në Greqi, pasi nuk dispononte dokumente të rregullta.

10 Maj 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2