Ekstremi i djathtë europian, i frenuar në zgjedhje

Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë në presidencialet franceze

Disfata e Marine Le Pen në presidencialet franceze rrëzoi ambiciet e nacionalistëve për të përmbysur rendin në Evropë, por ky ekstrem i djathtë i frenuar në zgjedhje është pozicionuar në mënyrë të qëndrueshme në skenën e politikës evropiane.

Ekstremet e djathta evropiane ishin besimplotë për një seri suksesesh elektorale në 2017, nxitur nga vrulli i Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Sipas teorisë së efektit ”domino” pritej të shënohej ardhja në pushtet me fitoren e përfaqësuesve të tyre në Austri, më pas në Holandë dhe në Francë, ku pësoi sërish një zhgënjim të dielën në mbrëmje me disfatën e Frontit Kombëtar përballë kandidatit të qendrës pro-evropianit Emmanuel Macron.

Lehtësimi ishte i dukshëm sot në mediat evropiane duke konstatuar ndjesinë e një ringjallje optimizmi, sipas së përditshmes britanike ”The Times”, ndërsa populizmi i Trumpit ceku pikën e tij më të lartë, me pozicionimin në vend të dytë të Partisë për Liri (PVV) të Geert Wilders në legjislativet holandeze në mars dhe disfatën e kandidatit të ekstremit të djathtë FPO në presidencialet austriake në muajin dhjetor.

10 Maj 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2