Macron zgjidhet president me 66,10 % të votave nga 33,90 %për Le Pen

Tribuna

Kandidati i qendrës, pro-evropiani Emmanuel Macron u zgjodh të dielën president me 66,10 për qind të votave nga 33,90 për qind për kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot nga Ministria e Brendshme franceze.

Abstenimi arriti në 25,44 për qind e të regjistruarve, një shifër rekord.

Kalimi i pushtetit mes presidentit të zgjedhur, Emmanuel Macron dhe presidentit në ikje, socialistit, François Hollande, është parashikuar në fundjavë.



Beteja e Legjislativeve nis me shumë të panjohura

Emmanuel Macron starton me betejën vendimtare të legjislativeve të 11 dhe 18 qershorit, ku e djathta aspiron të fitojë, e majta të shmangë dështimin e plotë, dhe ekstremi i djathtë për të hyrë në Asamble.

Për të qeverisur, i riu i qendrës pro-evropiani i cili fitoi presidencialet me 66 për qind të votave përballë ekstremit të djathtë i nevojitet një shumicë e cilësuar në Asamble. Deputetët duhet në fakt të votëbesojnë kryeministrin e ri dhe formimin e qeverisë pas zgjedhjeve.

Emmanuel Macron, i cili shënoi një ngjitje të bujshme ndërsa ishte krejt i panjohur tre vite më parë, sikur të kishte vënë bast se francezët do t’i jepnin shumicën, siç ata veprojnë zakonisht me një kryetar të ri shteti. Kjo shumicë e ndryshimit, ishte ajo çfarë vendi aspironte dhe meritonte”, u shpreh ai dje në mbrëmje.

“Për Jerome Sainte-Marie, i Institutit Polling Vox, Emmanuel Macron ka një aset kryesor siç është energjia që ai zotëron. Ai mund bjerë dakort me një pjesë të së majtës dhe një pjesë të së djathtës. Kjo mundet gjithashtu të parashtrojë një rrezik kontraditash të pakërcyeshme”, sipas politologut Philippe Braud.

10 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2