Marrja dhe lënia e nënshtetësisë shqiptare

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Firma Avokative «DEDES & ASSOCIATES» u krijua në Korinth të Greqisë në vitin 1951 dhe më vonë u shtri në qytetin e Athinës. Firma u ofron klientëve të saj shërbime ligjore të shumëllojshme si edhe një kuadër të kompletuar konsulence juridike, që mbulon çdo aspekt dhe përmbush çdo kërkesë si të klientëve partnerë po kështu edhe të klientëve privatë. Firma jonë ka në stafin e saj një numër të madh avokatësh me përvojë dhe të specializuar, që aktivizohen në fusha të ndryshme të së drejtës. Për ne përbën prioritet krijimi i një marrëdhënieje të fuqishme besimi me klientët tanë, duke bërë të qartë se shqetësimi bazë dhe objektivi kryesor i ekipit tonë avokativ është ushtrimi i aktivitetit tonë në mënyrën më profesionale dhe të dobishme për klientët tanë. Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.



Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të kryejnë disa nga shërbimet e nevojshme edhe direkt nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, duke mos qenë nevoja që të shkojnë në Shqipëri për këto shërbime.

Në rast se ju nuk mundeni të paraqiteni vetë në Ambasadën Shqiptare në Athinë, zyra jonë mund t’ju përfaqësojë për çdo shërbim që ju keni nevojë.



Marrja e shtetësisë me natyralizim

Aplikimi për marrjen e shtetësisë me natyralizim bëhet nga të huajt vetëm pranë komisariateve lokale të Policisë së Shtetit.

Trajtimi i tyre bëhet më tej nga Drejtoria e Shtetësisë në MPB dhe vendimi përfundimtar merret nga Presidenca,

Zyra për Shtetësinë. Fitimi i shtetësisë me lindje nga fëmija i mitur Përshkrimi Marrja e shtetësisë shqiptare nga fëmija i lindur me të paktën një prind shtetas shqiptar.

Rifitimi i shtetësisë

Përshkrimi Rifitimi i shtetësisë nga personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër.



Lënia e shtetësisë

Përshkrimi Heqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër.

06 Maj 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2