Zgjedhjet presidenciale franceze: Le Pen, Macron në balotazh

Tribuna

Në përfundim të procesit të votimit, në zgjedhjet presidenciale franceze, ku konkurruan 11 kandidatë, Emmanuel Macron i qendrës së djathtë dhe Marine Le Pen e Frontit Popullor e ekstremit të djathtë kanë rezultatet më të larta dhe do të konkurrojnë në balotazhin e 7 majit.

Për herë të parë në historinë moderne të Francës nuk avancon asnjë kandidat i partive kryesore në balotazh, duke tronditur sistemin politik të vendit.

Emmanuel Macron, ish ministri i ekonomisë është një pro evropian dhe mbështetës i bizneseve, me lidhje të ngushta me socialistët jo shumë popullor të presidentit Francois Hollande. Mbështetja e tij është e përqendruar kryesisht në zonat e përparuara urbane ku globalizmi ishte i dobishëm për shumëkënd.

Marine Le Pen, e cila pritej nga anketat të dilte e dyta në këto votime, synon t'i japë fund migracionit në Francë, posaçërisht nga vendet myslimane. Ajo dëshiron që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian. Përkrahja për të është përqëndruar në ish zonat industriale në Francë ku papunësia është e lartë sikurse edhe zhgënjimi me ekonominë bashkëkohore dhe rendin social.

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie pas sulmit në Paris vetëm disa ditë para votimeve në të cilat favorite është kandidatja nacionaliste, anti-islamike, Marine Le Pen.

Mbi 50 mijë policë të mbështetur nga 7 mijë ushtarë, përfshirë edhe forcat e posaçme janë vendosur nëpër rrugë pas sulmit që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik. Të shtënat e së enjtes në sheshin Champs-Elysees në zemër të Parisit, lanë pas vetes një polic të vrarë dhe disa persona të plagosur.

Analistët dhe votuesit e intervistuar shpreheshin se i konsideronin këto zgjedhje si më të paparashikueshmet që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zemërimi me klasën politike, është ndjenja që nxit votuesit në zgjedhjet në të cilat siguria, ekonomia e ngecur e Francës, norma e papunësisë prej 10 për qind dhe ekstremizmi islamik janë çështjet kryesore në mendjet e atyre në të majtë dhe në të djathtë.

Kjo, thonë analistët, është nxitje për një numër të madh banorësh të Parisit, përfshirë edhe një pjesë të shtresës së mesme dhe asaj të lartë, që të votojnë për kandidatët e skajshëm.

23 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2