Shpërthim bombe në Athinë, goditet selia e Eurobank

Tribuna

Një shpërthim bombe ka tronditur qendrën e Athinës, të mërkurën në mbrëmje vonë. Bomba ka dëmtuar fasadën e godinës së Eurobank, një nga katër bankat kryesore në vend. Dëmtime kanë pësuar edhe godinat përreth, ndërsa shpërthimi u dëgjua në një rreze mjaft të gjerë.

Rreth gjysmë ore para shpërthimit, pati një telefonatë paralajmëruese në redaksinë e një portali të njohur. I panjohuri theksoi se nuk ishte farsë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të policisë dhe të njësisë së deaktivizimit të lëndëve eksplozive. Ata izoluan përnjëherë zonën rreth bankës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve. Kjo evitoi mundësinë e shkaktimit të viktimave apo të lënduarve.

Shpërthimi ndodhi në orën e caktuar, në 22,40 dhe bomba ndodhej brenda një çantë që ishte lënë në hyrje të selisë së bankës.

Qendra e Athinës ka mbetur e bllokuar edhe në orët e mesnatës. Në vendngjarje ndodhen ekspertë të antiterrorit, që po krehin zonën për të gjetur prova dhe shenja që mund t’i çojnë në gjurmë të autorëve. Gjithashtu ata po shfrytëzojnë edhe filmimet nga kamerat e bankës por edhe të godinave të tjera përreth.

19 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2