Greqi, rrëzohet helikopteri ushtarak me 5 persona në bord

Tribuna
Ekipet e shpëtimit duke marrë trupat pa jetë nga vendngjarja

Katër ushtarakë humbën jetën në Greqi, teksa një helikopter i aviacionit luftarak grek me pesë persona në bord u rrëzua paraditen e të mërkurës. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka identifikuar katër viktimat: një gjeneral, një kolonel, një major dhe një toger. Nga aksidenti ka mbijetuar vetëm një nëntogere, gjendja shëndetësore e së cilës konsiderohet e rëndë.

Fillimisht u njoftua se helikopteri i tipit UH-1H Huey, u zhduk nga radarët në orën 07:50 të së mërkurës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, helikopteri ishte nisur nga një bazë ajrore në Larisa, me destinacion qytetin e Kozanit, në veri të vendit.

Fluturimi kishte qenë i programuar dhe në bordin e tij ndodheshin pesë persona, tre pjesëtarë të ekupazhit dhe dy oficerë të lartë.

Sipas mediave greke, njeri prej oficerëve ishte nënkomandanti i armatës së parë të FA.

Katër orë më vonë, agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, në një njoftim tepër lakonik, bënte me dije se helikopteri u lokalizua në vendin e quajtur Sarantaporos, rreth 50 km nga qyteti i Kozanit.

Agjencia bënte gjithashtu me dije se në vendgjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit. Helikopteri thuhet se ka rënë në një zonë malore.

Në të njëjtën zonë, në 1976, ishte rrëzuar dhe një avion i kompanisë greke të fluturimeve, Olimpik dhe të 46 personat që ndodheshin në bord kishin gjetur vdekjen.

19 Prill 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2