Francë, Le Pen ashpërson tonet katër ditë para zgjedhjeve presidenciale

Drejtuesja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, në rënie të lehtë në sondazhe katër ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ashpërsoi tonet përsa i përket sigurisë dhe imigracionit, ndërkohë që një atentat u parandalua në Francë.

Parashikuar për t’u kualifikuar në turin e dytë të zgjedhjeve sipas sondazheve të realizuara që prej disa muajsh, kandidatja anti migracionit dhe anti euros është përballur këto ditët e fundit me një rënie në sondazhe, ashtu si favoriti tjetër, kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron, të dy me nga 23 për qind të votave.

Konservatori, François Fillon, për shumë kohë i fundosur për shkak të problemeve gjyqësore dhe kampioni i të majtës radikale, Jean-Luc Melenchon renditen shumë pranë me rreth 20 për qind.

Një sprint final, por aq i ashpër sa abstenimi, rrezikon të jetë i lartë dhe rreth 30 për qind e zgjedhësve konfirmojnë se nuk dinë për kë të votojnë të dielën.

Në këtë kontekst të pasigurtë, Marine Le Pen përqendrohet mbi temat e preferuara të partisë së saj Fronti Kombëtar (FN) për të rimobilizuar kampin e saj, migracioni, identiteti dhe siguria.

Kandidatja 48-vjeçare ka ashpërsuar tonet që prej së hënës duke kërkuar një moratorium për migracionin ligjor dhe duke përsëritur se kërkonte t’i jepte fund marrëveshjeve të Shengenit për qarkullimin e lirë të personave brenda Bashkimit Evropian.

“Me mua nuk do të ketë Mohamed Merah, që shpallet luftëtar i Al-Kaedës dhe vret në vitin 2012 tre ushtarë si dhe tre fëmijë dhe një mësues hebre, nuk do të ketë terroristë migrantë të Bataclanit dhe stadiumit të Francës që shkaktuan 130 të vdekur në nëntor 2015”, theksoi Marine Le Pen.

“Masat që do të marr nuk do t’i lejojnë këta persona të jenë në territor, të jenë të lirë”, theksoi ajo.

19 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2