Trafikuan 98 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë, në kërkim një tjetër

Tribuna

Policia greke ka arrestuar në dy operacione të ndryshme dy shtetas shqiptarë, dhe ka shpallur në kërkim një bashkatdhetarin e tyre. Të tre ata akuzohen për transportimin e një sasie të madhe kanabisi, me qëllim trafikimin në tregun grek.

Sipas komunikatës së policisë, i pari u arrestua një shtetas i moshës 29 vjeç, pas kontrollit që u ushtrua në afërsi të Kosturit, në automjetin që drejtonte. U gjetën katër çanta udhëtimi, që përmbanin 98,2 kg kanabis, të ambalazhuar në 90 paketa. Para këtij automjeti ndodhej një tjetër, në rolin e pararojës, që nuk ndaloi për kontroll nga policia, por rriti shpejtësinë dhe u gjet më pas i abandonuar në një zonë të qytetit të Grebenesë. Pas verifikimit, rezultoi se drejtues i këtij mjeti ishte një shtetas shqiptar i moshës 34 vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim. Ndërsa mjeti ishte në pronësi të një shtetaseje po shqiptare, 34 vjeç, që u gjet dhe u arrestua të mërkurën në mesditë në Selanik.

Policia sekuestroi drogën, të dy mjetet, dy telefona celularë, si dhe një shumë prej 120 eurosh, që i arrestuari i parë kishte me vete.

19 Prill 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2