Parlamenti britanik miraton zhvillimin e legjislativeve të parakohshme

Parlamenti britanik miratoi sot kërkesën e kryeministres konservatore Theresa May për të zhvilluar legjislative të parakohshme më 8 qershor me qëllimin për të pasur një pozicion më të mirë për të negociuar Brexit.

Deputetët miratuan organizimin e votimit, që May kishte kërkuar një ditë më parë, me 522 vota pro dhe 13 kundër pas një orë e gjysmë debat.

May, deklarata e së cilës i habiti të gjithë të martën, kishte nevojë për miratimin e dy të tretave të dhomës së ulët të Parlamentit në Westminster për të organizuar zgjedhje të parakohshme tre vite para afatit.

Miratimi i deputetëve pritej pasi partitë kryesore të opozitës njoftuan mbështetjen e tyre të plotë ndaj organizimit të këtij votimi.

19 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2