Arrestohen tre shqiptarë për trafik droge

Tribuna

Policia greke ka asgjesuar një tjetër grup të trafikut të drogës, që përbëhej nga tre shtetas shqiptarë.

Ata janë arrestuar në Egaleo të Athinës, ndërsa dosja penale përfshin edhe 19 persona të tjerë, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur.

Sipas komunikatës së policisë, njeri prej të arrestuarve, i moshës 38 vjeç, e sillte drogën nga Shqipëria, duke e kaluar përmes pikës kufitare të kapshticës dhe të fshehur në vend të nuk mund të diktoheshin të automjetit.

Droga, pasoi përzihej me një substancë të panjohur, hidhej në treg. Ende nuk dihet se cila është sasia e plotë që ka trafikuar grupi.

Gjatë kontrollit në bnanesat dhe automjtet e tre shqiptarëve të arrestuar, janë sekuestruar 25 kg kanabis, 3,5 kg heroinë, 130 gr kokainë, 39 kg nga një substancë që përzihet me drogën, një shumë 4.850 euro, shënime të ndryshme mbi shitjblerjen e drogës dhe 3 automjete.

19 Prill 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2