Basha: Një qeveri teknike do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur së më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Nga çadra e opozitës përballë kryeministrisë, Basha tha: “Po jua them me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së vet se zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë, Edi Rama do të largohet, një qeveri teknike do t'i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Sipas tij, vendi duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Vendi së pari duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga droga që shtrihet kudo, nga krimi që përgjon dhe kërcënon kudo. Kjo është një kauzë e madhe, e drejtë, një kauzë historike”, deklaroi kryedemokrati.

Ai rikujtoi premtimin e tij se orën e parë të republikës së re do të anulojë ligjin për arsimin e lartë ndërsa shtoi se prej dy javësh PD ka nisur punën për hartimin e ligjit të ri.

“Orën e parë të republikës së re do të nënshkruajmë anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe rikthimin e tarifave të përballueshme. Ka nisur prej një jave puna për hartimin e ligjit të ri për arsimimin e lartë që do konsultohet dhe miratohet vetëm pasi të ketë vulën e rinisë. Shumë ka për të humbur Edi Rama dhe shpura e tij, koncesionet korruptive do të anulohen”, tha Basha.

“Mbrëmja e 55-të e kësaj proteste paqësore, demokratike; por në të njëjtën kohë më e suksesshmja deri më sot nga të gjithë protestat e organizuara nga ndonjë opozitë, dhe pa asnjë dyshim, protesta dhe lëvizja që do të kurorëzohet me fitoren e plotë të popullit dhe të qytetarëve me largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, dhe me krijimin e një qeverie teknike, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka hyrë tashmë në historinë tonë kombëtare, siç ka hyrë në çdo shtëpi dhe zemër shqiptari dhe shqiptareje të ndershme, falë jush dhe qëndresës tuaj”, theksoi Basha.

14 Prill 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2