Zyra e Avokatise
DEDES & BASHKEPUNETORET
DEDES & BASHKEPUNETORET
Në Shqipëri dyshohet se ndaj drejtuesit të opozitës Lulzim Basha ka patur sinjale për kërcënime serioze të sigurisë së tij. Ky fakt i cili qarkulloi në media u konfirmua mbrëmë nga presidenti Bujar Nishani gjatë një intervistë për emisionin “Arena” në televizionin “Ora News”. “Fakti i sigurisë të liderit të opozitës; mund t’ju them vetëm këtë (sepse nuk mund të hyj sot në detaje sepse është çështje shumë e ndjeshme), tashmë është duke u konsideruar dhe unë besoj do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë kryesore ligjzbatuese në vend”, u shpreh presidenti Nishani.
Mediat në Shqipëri kanë folur për një skenar të jashtëm i cili synon destabilizimin e vendit, me pasoja në rajon, në një moment tensioni të lartë politik, kur opozita prej 8 javësh po proteston përpara zyrave të kryeministrisë për të kërkuar një qeveri teknike e cila do të garantonte sipas saj zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor. Në këtë linjë ka folur edhe presidenti Nishani kur u pyet për këtë çështje. “Siguria e aktorëve kryesor politik sidomos në situata shumë të tensionuara politike që mund të eskalojnë në tensione sociale, është një element shumë serioz. E dyta, asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë faktin që nuk kemi vetëm miq, por ka edhe mjaft aktorë të cilët punojnë dhe synojnë dhe investohen për të destabilizuar Shqipërinë, për të destabilizuar rajonin”, deklaroi kreu i Shtetit.
Fakt është që prej disa ditësh masat e sigurisë për zotin Basha janë përforcuar me trupa dhe mjete shtesë, ndërkohë që ka rënë në sy se dhe kreu i opozitës ka ndryshuar rutinën e lëvizjeve të tij të zakonshme. Vetë zoti Basha nuk është shprehur për këtë çështje, sikundër dhe nga autoritetet nuk ka patur ndonjë prononcim.
14 Prill 2017
Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Policia greke ka arrestuar të dielën tre shtetas shqiptarë, të moshës 34, 30 dhe 25 vjeç, me akuzën e futjes në Greqi të një sasie të madhe droge.
PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.
Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis.
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndeti sot kompromisin për koalicion të arritur në Gjermani mes konservatorëve dhe social-demokratëve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ri të madh qeveritar, bisedimet për të cilin filluan të dielën.
Një shpërthim, origjina e të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur pranë një stacioni metroje në zonën e Stokholmit, njoftoi policia duke përjashtuar pistën e një akti terrorist.
Nëntë persona të tjerë u vranë gjatë natës së djeshme në të gjithë Iranin, pas valës së protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.
Të shtunën dhe të dielën, 14 dhe 15 janar, disa stacione të metrosë në Athinë do të jenë jashtë funksionimit.
Copyright © 2005 - 2018 Tribuna News- Te gjitha te drejtat e rezervuara
Email; Template by OS Templates