Asete publike të Greqisë rrezikojnë me konfiskim në ShBA

Tribuna

Asete të shtetit grek në Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të konfiskohen për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 40 milionë eurosh, i cili daton me lojrat olimpike Athinë 2004.

Sistemi i sigurisë për lojërat olimpike Athinë 2004, i njohur gjerësisht si C4i (Si for Aj), është shndërruar prej vitesh në gur skandali për politikën greke. I blerë me më shumë se 240 milionë euro, super sistemi, jo vetëm që nuk funksionoi kurrë gjatë olimpiadës, por as u muar plotësisht në dorëzim nga autoritetet greke.

Athina zyrtare e ka argumentuar refuzimin e saj me faktin kompania prodhuese, amerikania SAIC, kishte devijime të mëdha nga kontrata fillestare.

Por gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar e kishte detyruar shtetin grek në vitin 2013, që ta paguante shumën prej 40 milionë eurosh që i detyrohej kompanisë amerikane.

Tani, autoritetet gjyqësore në shtetet e Bashkuara e kanë ratifikuar këtë vendim të gjykatës së arbitrazhit.

Siç bën të ditur gazeta greke Kathimerini, pagesa 40 milionëshe duhet kryer menjëherë, përndryshe do të fillojnë procedurat për konfiskimin e aseteve publike të Greqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta greke citon burime qeveritare në Athinë të kenë konfirmuar këtë fakt.

Ndër asetet që disponon shteti grek, përfshihen godina e ambasadës së Greqisë në Uashington dhe konsullatat në shtetet e ndryshme të SHBA.

Organizatorët e lojrave olimpike Athinë 2004, u detyruan të shpenzojnë vetëm për sigurinë më shumë se 1 miliard euro, pasi kjo ishte olimpiada e parë që zhvillohej pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

14 Prill 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2