Asgjesohet banda shqiptare që vidhte vilat luksoze

Tribuna

Policia greke thotë se ka asgjesuar një bandë hajdutësh të përbërë nga shtetas shqiptarë. Ata ishin shndërruar në tmerrin e vilave luksoze në Athinë, ndërsa vlera e sendeve dhe objekteve të vjedhura e kalon shumën 1 milion euro.

Policia njoftoi se ka arrestuar në Agio Dimitrios të Athinës, një prej pjesëtarëve të bandës, me moshë 23 vjeç. Në të njëjtën kohë, janë identifikuar edhe tre bashkatdhetarë të tij, njeri prej të cilëve, me moshë 28 vjeç, është arratisur nga burgjet greke.

Policia thotë se ka verifikuar si vepra të bandës në fjalë të paktën 3 vrasje në tentativë, 9 grabitje me armë dhe 36 vjedhje.

Siç ka rezultuar nga hetimet, banda ishte krijuar në prill 2016 dhe vepronte çdo herë me përbërje të ndryshme, por gjithmonë ishte prezent 28-vjeçari i arratisur nga burgu. Ata vepronin kryesisht në orët e vona të mbrëmjes dhe vinin në shënjestër banesa luksoze në zona të ndryshme të Athinës, duke marrë bizhuteri, shuma parash dhe automjete.

Në tre raste ata kanë përdorur edhe armët: një herë kundër pronarit të një vile në Vula, i cili tentoi të vetëmbrohej dhe dy herë kundër policëve që ishin vënë,në ndjekje të tyre.

Deri tani policia ka sekuestruar një sasi të madhe bizhuterish, një armë luftarake dhe tri pistoleta. Një shumë parash prej 11.340 euro, si dhe 1.100 dollarë, mjaft telefona celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme targash falco.

Policia ka gjetur 18 automjete dhe ua ka dorëzuar pronarëve të tyre të ligjshëm.

Sipas policisë, vlera e sendeve të vjedhura e të grabitura e kalon shifrën njël milion euro.

Policia gjithashtu ka konkluduar se tre pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar tashmë për në Shqipëri dhe prandaj janë nxjerrë urdhëra arresti ndërkombëtar.

14 Prill 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2