Shqiptari, del me leje nga burgu, trafikon 3 kg heroinë

Tribuna

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar të enjten, për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge të llojit heroinë.

Sipas komunikatës së policisë, pas një sinjalizimit që kishin autoritetet, mjeti i tyre u ndalua në vendin e quajtur Asproklisi, 12 km nga pika kufitare e Qafë Botës.

Heroina ishte fshehur në pjesë të ndryshme të motorrit dhe u gjet me ndihmën e qenit të kërkimit të drogës.

Policia sekuestroi 3,1 kg heroinë, që ishte ambalazhuar në 6 paketa.

Gjithashtu u sekuestrua mjeti dhe tre telefona celular.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi shqiptar i moshës 32 vjeç, ishte shpallur në kërkim që nga 13 shtatori 2016. Në atë datë ai duhej të kthehej në burgun e Malandrinos prej nga kishte dalë me leje dhe ku vuante dënimin për vepra penale që lidheshin me trafikun e drogës.

14 Prill 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2