Arrestohen dy grekë me 106 kg kanabis shqiptar

Tribuna

Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia vendase, të akuzuar për transportin e më shumë se 100 kg kanabis, që e kishin marrë në kufirin me Shqipërinë.

Ata u diktuan në afërsi të Kosturit nga policia që dyshoi dhe u vu në ndjekje të tyre.

Dy trafikantët e moshës 34 dhe 28 vjeç, u larguan me shpejtësi të madhe duke përfituar edhe nga fakti se po përshkonin autostradën. Mirëpo, kur e panë që nuk kishin shanse për t’i shpëtuar ndjekjes, abandonuan mjetin e tyre dhe u larguan me këmbë, dhe u futën në zonën pyjore rreth ausotradës.

Në automjetin e tyre policia gjeti pesë çanta udhëtimi, me 106,2 kg kanabis, të ambalazhuar në 92 paketa.

Ndërkaq, operacioni për kapjen e tyre u finalizua me sukses pas disa orësh. I pyri u kap 34 vjeçari, që ishte fshehur në afërsi të vendngjarjes.

Ndërsa personi tjetër, i moshës 28 vjeç, u arrestua në qytetin e Grebenesë.

U sekuestrua droga e llojit kanabis, me peshe 106,2 kg, automjeti si dhe dy telefona celularë e tri karta SIM.

Ndërsa dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë e Kosturit, policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

14 Prill 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2