Tsipras: Është koha të zgjidhet çështja e borxhit grek

Tribuna

Deficitet tregtare me të cilat ndeshen gjithë vendet e jugut të Europës, burojnë nga suficitet korresponduese që përfiton veriu. Dhe kjo kontradiktë do të duhet të zgjidhet, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas përfundimit të samitit të shteteve të Europës Jugore, që u zhvillua në Spanjë.

Duke “fotografuar” Gjermaninë, Tsipras vuri në dukje se suficitet e disa vendeve të Europës Veriore tejkalojnë limitet që parashikohen në konventat dhe prej faktit se unioni monetar funksionon si një “klub i mbyllur”, pasojat godasin pjesën jugore të vendeve të BE-së.

“Rregullat e Eurozonës duhet t’i respektojnë të gjithë”, theksoi kryeministri grek.

Duke iu referuar çlshtjes së borxhit grek, Tsipras tha se gjithë liderët e Jugut të Europës, nga Franca, Italia, Spanja, Portugalia dhe Qipro, besojnë se ka ardhur koha që të bëhen hapat konkretë, me qëllim që të hartohen masat afatmesme të lehtësimit të borxhit.

Gjithë propozimet që pëërmendi zoti Tsipras ndeshin në kundërshtimin, më së pari të Gjermanisë, e cila druhet se do të duhet të garantojë depozitat në favor të vendeve të jugut.

Kryeministri grek tha se këto çështje do të shtrohen në samitin e ardhshëm të vendeve të Europës Jugore që do të mbahet në vjeshtë në Qipro, pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Francë dhe në Gjermani.



Komplimente nga presidenti francez, Hollande

Në konferencën e përbashkët për shtyp që dhanë liderët, presidenti francez, Francois Hollande u shpreh me konsiderata pozitive për ecurinë e ekonomisë greke.

“Kemi parë përpjekjet dhe arritjet e Greqisë që janë impresionuese”, tha Hollande, duke shtuar se vendet e jugut e kanë marrë veten falë reformave që kanë bërë dhe kanë kontribuuar në rifitimin e kredibilitetit të Eurozonës.



11 Prill 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2