Katër të vdekur dhe 15 të plagosur pas atentatit me kamion në Stokholm

Të paktën katër persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një atentat me kamion të premten pçasdite në Stokholm, ndërkohë që hetuesit kanë arrestuar një person, theksoi policia suedeze.

“Mund të konfirmoj se katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur”, deklaroi një zëdhënës i policisë duke shtuar se një person ishte arrestuar pa dhënë detaje për identitetin e tij.

“Një kamion, sipas imazheve të publikuara në media, ka hyrë mes kalimtarëve në qendër të Stokholmit duke plagosur disa persona”, theksoi policia suedeze.

Sulmi, mbi të cilën policia nuk dha shumë detaje ndodhi pak para orës 13:00 GMT në afërsi të një dyqani të madh, në kryqëzimin e një arterie të rëndësishme dhe në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të kryeqytetit.

08 Prill 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2