Hyjnë në fuqi kontrolle më të rrepta të pasaportave në Shengen

Deutsche Welle

Në fokus janë para së gjithash xhihadistë që kthehen nga Lindja e Afërt. Në Gjermani preket qarkullimi i udhëtarëve në aeroporte dhe në portet detare.



Rregulli i ri i detyron shtetet anëtare të Shengenit që sapo kalohet një kufi i jashtëm i Shengenit, t'i krahasojnë të dhënat që kanë me listat e personave në kërkim. Të dhënat e personave që hyjnë e dalin do të krahasohen edhe me listën e dokumentave të humbura apo të vjedhura. Ky ashpërsim i kontrolleve për kufijtë e jashtëm të Shengenit hyn në fuqi që të premten e sotme.

I detyrueshëm që prej këtij momenti do të jetë verifikimi sistematik i të gjithë personave që hyjnë e dalin, pra edhe i shtetasve të Bashkimit Evropian, vendet e të cilave bëjnë pjesë në hapësirën e Shengenit. Këtë e bëri të ditur Policia Federale Gjermane. Në rastin e Gjermanisë, e cila nuk ka në kufi shtete që nuk janë anëtare të Shengenit, kontrollet do të bëhen në aeroporte dhe në portet detare.

E gjithë kjo mundësohet pas një ndryshimi të Kodit Kufitar të Shengenit, për të cilin vendimi u mor përfundimisht më 15 mars, pas konsultimeve të gjata. Kjo masë qe vendosur në shkurt 2016 nga ministrat e Brendshëm të BE dhe synon të luftojë terrorizmin. Kështu synohet të pengohet që luftëtarë xhihadistë, të cilët kanë një pasaportë të një shteti anëtar të Shengenit, të mund të kthehen nga Siria dhe Iraku pa u njohur.



Përjashtimet janë të mundura

Zona e Shengenit sot përfshin gjithsej 26 vende, 22 shtete anëtare të BE si dhe Norvegjinë, Islandën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Brenda këtij territori në parim nuk ka kontrolle, normalisht mbikqyren vetëm kufijtë e jashtëm.

Policia Federale gjermane dha garanci se synon që t'i mbajë "sa më të pranueshme që mundet" pasojat për transportin ajror dhe kohët e pritjes për udhëtarët. Por shoqëritë e udhëtimit kanë paralajmëruar tashmë për vonesa të mundshme në kalimet kufitare, për shembull me Kroacinë. Megjithatë rregulli parashikon përjashtime, në ato raste kur aplikimi i tij strikt veçanërisht në kufijtë e vendit do të çonte në "pasoja joproporcionale në rrjedhën e qarkullimit".

U ashpërsuan edhe direktivat për t'i kontrolluar edhe në dalje personat nga shtete pa leje për udhëtim të lirë. Për këtë grup, detyrimi për krahasimin sistematik të të dhënave deri tani vlente vetëm kur ata hynin në hapësirën e Shengenit.

08 Prill 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2