Zyra e Avokatise
DEDES & BASHKEPUNETORET
DEDES & BASHKEPUNETORET
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Stokholm.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë shtetas shqiptar të raportuar si të lënduar nga ky sulm.
Në deklaratë shprehet indinjata për këtë sulm ndaj popullit suedez.
“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm, ku gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Ministri Bushati u shpreh “i shokuar nga sulmi në Stockholm. Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Suedinë. Ngushëllime familjeve të viktimave”. Shqipëria qëndron me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në luftë kundër terrorizmit. Ambasada e Shqipërisë në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar”, thuhet në deklaratën për mediat.
08 Prill 2017
Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Policia greke ka arrestuar të dielën tre shtetas shqiptarë, të moshës 34, 30 dhe 25 vjeç, me akuzën e futjes në Greqi të një sasie të madhe droge.
PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.
Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis.
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndeti sot kompromisin për koalicion të arritur në Gjermani mes konservatorëve dhe social-demokratëve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ri të madh qeveritar, bisedimet për të cilin filluan të dielën.
Një shpërthim, origjina e të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur pranë një stacioni metroje në zonën e Stokholmit, njoftoi policia duke përjashtuar pistën e një akti terrorist.
Nëntë persona të tjerë u vranë gjatë natës së djeshme në të gjithë Iranin, pas valës së protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.
Të shtunën dhe të dielën, 14 dhe 15 janar, disa stacione të metrosë në Athinë do të jenë jashtë funksionimit.
Copyright © 2005 - 2018 Tribuna News- Te gjitha te drejtat e rezervuara
Email; Template by OS Templates